Allegri merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga?

Futboll

Allegri merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:20
Allegri

Chelsea mund të kërkojnë një trajner të ri për të pasuar Frank Lampardin.

‘Blutë’ e Londrës nuk kanë gëzuar një fillim të mirë në Premierligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë barazuar 0-0 me Sevillan në shtëpi.

Mediet sportive raportojnë se këto rezultate i kanë lëkundur pozicionin Lampardit, dhe Roman Abramovich po shikon pasuesin e tij, që është Massimilano Allegri.

Allegri është i papunë që nga viti 2018, kur ishte ndarë me Juventusin.

Kalimi në Premierligë do të ishte një përvojë e re për Allegrin, që karrierë deri më tani ka bërë vetëm në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat