Pezullohet kampionati në Republikën Çeke

Futboll

Pezullohet kampionati në Republikën Çeke

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:22
Pezullohet kampionati në Republikën Çeke

Pezullohet kampionati në Republikën Çeke. Ky është turneu i parë që ndalet përsëri për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me Koronavirus në ditët e fundit.

Mirëpo ky vendim mund të ketë gjithashtu një ndikim në Europa League te Sparta e Pragës, që është kundërshtari i Milanit në fazën e grupeve.

Në fakt, ekipi nga kryeqyteti i Çekisë ka marrë “ok” vetëm për të pritur skuadrën franceze Lille në ndeshjen e parë në grupe. Për ndeshjet e ardhshme, situata do të rivlerësohet dhe nëse ka përkeqësim, mund të ketë tërheqje të kësaj skuadre nga turneu.

Në stadium nuk do të ketë spektatorë, pas urdhrit të nxjerrë nga Ministria Çeke e Shëndetësisë, përveç 350 personave të angazhuar për mbarëvajtjen e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat