Griezmann i reagon ashpër gazetës spanjolle

Futboll

Griezmann i reagon ashpër gazetës spanjolle

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:37
Griezmann i reagon ashpër gazetës spanjolle

Antoine Griezmann e ka kritikuar gazetën e përditshme spanjolle, ABC, për komentet e saj raciste për Ansu Fatin, pas triumfit të Barcelonës 5:1 kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve të martën.

Fati pati një mbrëmje tjetër mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve të martën, duke shënuar në fitoren 5:1 të Barcelonës kundër klubit hungarez në Camp Nou.

Në raportin e saj për ndeshjen, gazeta nacionale spanjolle, ABC, bëri komente raciste, duke e krahasuar Fatin me “shitës i rrugës z...i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.

“Ansu ishte afër të shënonte me një goditje të një sulmuesi tipik, duke u rrokullisur në mënyrë të përkryer”, shkroi gazeta spanjolle.

“Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës z... i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”, shkroi ABC-ja.

Ky raport tronditës u pa nga Griezmann, i cili ishte i shpejtë në reagimin e tij në rrjetet sociale duke e kritikuar ashpër atë dhe duke i dalë në mbështetje bashkëlojtarit të vet adoleshent.

“Ansu është djalosh i jashtëzakonshëm, i cili meriton respekt si çdo qenie tjetër njerëzore. Thuaji jo racizmit dhe sjelljeve të këqija”, shkroi Griezmann në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat