Legjenda e Real Madridit: Unë do ta transferoja Neymarin dhe Mbappen

Futboll

Legjenda e Real Madridit: Unë do ta transferoja Neymarin dhe Mbappen

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:15
Legjenda e Real Madridit: Unë do ta transferoja Neymarin dhe Mbappen

Legjenda e Real Madridit, Guti ka thënë se ai do të nënshkruante me dy yjet e Paris Saint Germainit, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Guti e tha këtë koment të tij derisa po fliste rreth ndeshjes së “El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, që zhvillohet të shtunën.

“Unë do të nënshkruaja me Neymarin dhe Mbappen për Real Madridin, ndërsa për Barcelonën nuk do të nënshkruaja me askënd, vetëm që Griezmann të qëndronte”, tha Guti.

“Los Blancos” kanë qenë të lidhur me talentin francez, Mbappe që një kohë të gjatë, derisa shpresohet se një marrëveshje do të arrihet në verën e vitit 2021.

Gjithashtu edhe ylli brazilian, Neymar ishte i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu” vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat