Ibrahimoviq gati për kontratë të re me Milan

Futboll

Ibrahimoviq gati për kontratë të re me Milan

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:59
Zlatan Ibrahimoviqit

Zlatan Ibrahimoviqit do t’i ofrohet një kontratë e re njëvjeçare nga krerët e Milan vetëm për të zgjatur qëndrimin në “San Siro” raporton Quotidiano Sportivo.

Gazeta italiane bën të ditur se Ibrahimoviq mund të nënshkruajë kontratën e re me Milan që do ta shihte atë si lojtarin e tyre deri pas datëlindjes së 40 të tij.

Po ashtu spekulimet vazhdojnë që nëse Ibrahimoviq nënshkruan edhe për një vit me Milan, atëherë mund ta hapë derën për një kontratë të re edhe për portierin Gianluigi Donnaruma i cili ende nuk ka hapur bisedimet me krerët e Milanit.

Ibrahimoviq ka qenë lideri kryesor i Milan edicionin e kaluar dhe po ashtu këtë edicion ku ka shënuar katër gola në dy paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat