Lippi: Immobile i pjekur, garanci për Italinë

Futboll

Lippi: Immobile i pjekur, garanci për Italinë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:15
Lippi: Immobile i pjekur, garanci për Italinë

“Përfundimisht e kam mbyllur punën time si trajner. Me kaq mjafton. Ndoshta mund të isha i dobishëm në role të tjera, le të shohim. Por deri në pranverë nuk do të ketë asnjë ndryshim”.

Këto janë fjalët e trajnerin kampion bote me Italinë në vitin 2006, Marcello Lippi, për “Radio Sportiva”. 72-vjeçari më pas foli për Interin dhe Juven, ish-skuadrat e tij.

“Interi? Duke pasur parasysh mungesat, barazimi mund të jetë i pranueshëm. Conte duhej të shpikte repartin e mbrojtës. Raundi i parë i ndeshjeve duket i mirë për ekipet italiane, të gjitha luajtën mirë. Në ndeshje ka momente vështirësie, veçanërisht në Champions League. Në Europa League shoh që shumë trajnerë bëjnë rotacion, ndërsa në Champions është e rëndësishme të kemi të gjithë skuadrën në dispozicion.

Juventusi? Dinamo e Kievit është e pari në kampionatin e Ukrainës, por ndaj Juves ata luajtën me frikë, kurrë nuk iu afruan golit. Juve luajti një futboll të mirë, pavarësisht mungesës së lojtarëve më të mirë. Dybala? Nëse ai është fizikisht mirë, është thelbësor. Për Ligën e Kampionëve duhen 3 ose 4 lojtarë të nivelit të lartë.”

Nuk mund te mungonte komenti pozitiv i trajnerit plot përvojë për Atalantën.

“Duhet të jetë e lumtur që ka humbur 4-1 në Napoli. Ishte një rezultat që e ngacmoi dhe që e bëri të reagonte menjëherë.”

Sa i përket përfaqësueses italiane, Lippi foli për dy sulmues:

“Immobile? Kam dëgjuar disa intervista, ka arritur pjekurinë dhe mençurinë. Mund të mos ketë karakteristikat që Mancini kërkon në ekipin kombëtar, por është një garanci e futbollit italian. Caputo? Është demonstrimi i punës së shkëlqyeshme që po bëjnë jo vetëm ai, por edhe Sassuolo dhe De Zerbi. Ashtë kënaqësi ta shoh këtë ekip duke luajtur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat