Ronaldo, do të jetë apo jo ndaj Barcelonës?

Futboll

Ronaldo, do të jetë apo jo ndaj Barcelonës?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:37
Ronaldo, do të jetë apo jo ndaj Barcelonës?

Cristiano Ronaldo është ende pozitiv me koronavirus. Për ta zbuluar këtë fakt ka shkruar “Correio de Manha”, media sipas së cilës kampioni portugez i Juventusit, një javë pasi ishte konfirmuar me Covid-19, nuk është rikuperuar ende. Përgjigja e tamponit përbën një lajm të keq për vetë futbollistin, së pari, që duket se e humbet përfundimishgt përballjen e së mërkurës së ardhshme me Messin dhe Barcelonën, në Champions.

Po kështu, trajneri Pirlo do të duhet t’i bëjë planet pa llin, bomberin, liderin e skuadrës bardhezi. Lajm i mirë është se Ronaldo nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor, nuk ka simptoma dhe stërvitet rregullisht në kushtet e karantinës, në shtëpi.

Më 13 tetor, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Suedisë, mbërriti njoftimi i pozitivitetit të tij të pare. “Ai është mirë dhe asimptomatik”, – lexohej në shënimin e Federatës Portugeze të Futbollit. Për momentin, CR7 është në izolim në rezidencën e tij në Torino, ku vazhdon të punojë.

Dje u shfaq i qeshur dhe me një “look” të ri në biçikletën e forcës, duke i dërguar një puthje Georgina-s. E sigurt është tashmë se kampioni portugez do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Messit, të planifikuar për të mërkurën e ardhshme, duke ditur kufizimet e protokollit sanitar të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat