Arteta i kundërpërgjigjet Ozil: Ka gjëra që zvarriten për 8 vjet, kam ndërgjegjen e pastër

Futboll

Arteta i kundërpërgjigjet Ozil: Ka gjëra që zvarriten për 8 vjet, kam ndërgjegjen e pastër

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:38
Arteta i kundërpërgjigjet Ozil: Ka gjëra që zvarriten për 8 vjet, kam ndërgjegjen e pastër

Mesut Ozil reagoi dje pasi Mikel Arteta e la jashtë skuadrës për këtë sezon.

Futbollisti gjerman postoi një mesazh në rrjetet sociale në të cilin pretendon se nuk u lejua të luajë për Arsenalin, ekipin që ai e do dhe kënaqet, si dhe se ai do të përpiqet të bëjë më të mirën e tij në stërvitje pavarësisht çka ndodhi.

Pas mesazhit të Ozil, menaxheri i Arsenalit Mikel Arteta u përgjigj:

“Ajo që po ndodh me të nuk është asgjë e re. Atmosfera përreth tij që kur kam ardhur është mjaft e vështirë. Shumë gjëra janë zvarritur për tetë vjet. Doja më të mirën për Mesutin dhe shumë herë ishim afër bashkimit, por gjithçka u kthye në normalitet kur unë duhej ta lija atë jashtë ekipit. Nuk ka asnjë lidhje me sjelljen apo uljen e pagave. Kjo nuk është e vërtetë. Unë jam këtu si menaxher dhe jam sjellë që të fitoj dhe të marr vendimet më të mira për ekipin. Mesut kishte shansin e tij si të tjerët, unë e di se çfarë një lojtar mund të sjellë në ekip. Unë nuk do të fshihem pas pronarëve, kam marrë vendimin të mos jetë në ekip dhe ndërgjegjja ime është e pastër. Më vjen keq që duhej ta lija jashtë. Që nga fillimi në klub isha i hapur për të gjithë”, tha Arteta.

Ozil nuk është regjistruar as në ndeshjet evropiane dhe ndoshta futbollisti gjerman nuk do të luajp më për Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat