Një ndër mungesat e Napolit...

Futboll

Një ndër mungesat e Napolit...

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:38
Një ndër mungesat e Napolit...

Pavarësisht se Fejnordi do të paraqitet në takimin e sotëm pa 9 lojtarë që kanë rezultuar pozitive ndaj analizave për “COVID”, Napoli nuk do të bëjë nënvlerësime.

Këtë e ka konfirmuar në konferencë për shtyp trajneri Gatuzo, që për mediat e pranishme ka deklaruar: “Në Ligën e Europës kam thyer dhëmbët kur isha në drejtimin e Milanit, ndaj mos prisni që të ndryshoj nëntë lojtarë të formacionit. Mund të bëjë 3-4 ndryshime, por asgjë më tepër, ndaj mos prisni rotacion masiv.

Synoj që të aktivizoj lojtarë që nuk zbritën në fushë ndaj Atalantës.”

Një ndër mungesat e Napolit sot “San Paolo” në 18:55, do të jetë pikërisht Elseid Hysaj. Shqiptari nuk ka munguar në asnjë ndeshje të ekipit të tij në kampionat, teksa sot do të jetë “pushimi” i parë me Gatuzon që do të rreshtojë në krahët e mbrojtjes Mario Ruin dhe Di Lorencon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat