Skandalet, e tradhton të dashurën me ishin e shokut, pret fëmijë me një femër tjetër, çmenduri

Futboll

Skandalet, e tradhton të dashurën me ishin e shokut, pret fëmijë me një femër tjetër, çmenduri

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:45
Skandalet, e tradhton të dashurën me ishin e shokut, pret fëmijë me një femër tjetër, çmenduri

Problemet familjare për futbollistin e Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, nuk po ndalen.

Bissaka është braktisur nga e dashura e tij, pas skandalit se do bëhet baba nga një grua tjetër.

Futbollisti akuzohet se tradhtoi të dashurën Rhianna Bentley me një modele amerikane që ka qenë në një lidhje me shokun e tij të skuadrës Jesse Lingard, si edhe dyshohet ka një fëmijë me një grua tjetër.

Bentley i dha fund marrëdhënies së saj tre-vjeçare me 22-vjeçarin pasi Marliesia Ortiz rrëfeu të hënën se kishte pasur marrëdhënie intime me mbrojtësin.

27-vjeçarja gjithashtu pretendoi se Wan-Bissaka i kishte thënë se kishte lënë një grua tjetër shtatzënë.

Ajo postoi një imazh të çiftit më datë 28 shtator me mbishkrimin: “Ai do bëhet me fëmijë së shpejti, por më tha që nuk e dëshiron atë”.

Pas këtij skandali, Rhianna Bentley vendosi që të ndahej nga futbollisti.

21-vjeçarja bëri të ditur lajmin në një seri postimesh ne rrjetet sociale kur i uronte Wan-Bissaka më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat