Një shqiptar pritet të startojë, formacionet e mundshme Celtic – Milan

Futboll

Një shqiptar pritet të startojë, formacionet e mundshme Celtic – Milan

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:08
Një shqiptar pritet të startojë, formacionet e mundshme Celtic – Milan

Gjigandi italian i futbollit, Milani, sonte do të udhëtojë drejt Skocisë për t’u përballur me ekipin e Celticit në kuadër fazës së grupeve të Evropa Ligës.

“Rossonerët” vijnë pas fitores në derbi kundër Interit dhe janë në formë fantastike. Në mungesë të Hakan Calhanouglut, i cili është i lënduar, vendin e tij pritet ta zërë Brahim Diaz.

Zlatan Ibrahimoviq pritet të nisë ndeshjen nga minuta e parë në sulm, atje me Rade Krunic, Brahim e Samu Castillejo.

Në anën tjetër, te gjigandi skocez Celtic pritet të startojë nga minuta e parë edhe futbollisti shqiptar, Albian Ajeti.

Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Celtic: Barkas; Jullien, Duffy, Ajer; Frimpong, Broën, McGregor, Laxalt; Ntcham; Ajeti, Elyounoussi.


Milan: G. Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat