​Reguilon: Vendimi për kalimin tek Tottenham ishte i lehtë

Futboll

​Reguilon: Vendimi për kalimin tek Tottenham ishte i lehtë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:48
Sergio Reguilon

Sergio Reguilon ka folur për kalimin e tij këtë verë te Tottenham Hotspur pavarësisht interesimit të fortë nga Manchester United, duke insistuar se ishte një vendim shumë i lehtë pasi Jose Mourinho ‘ishte vënë’ në kërkim të tij.

Ai për Sky Sports” ka treguar arsyen e kalimit te Spurs duke thënë se ishte një merkato e madhe me interesim shumë të madh.

“Që nga momenti kur kam ardhur këtu, e vërteta është që klubi më ka habitur për të mirë. Vendi ku kryejmë stërvitjet, bashkë-lojtarët e mi, çdo gjë. Deri tani jam duke kaluar nëpër një kohë të shkëlqyer,” tha ai.

Reguilon këtë sezon është paraqitur në dy ndeshje ku ka arritur ta regjistrojë një asistim. Ai kaloi nga radhët e Real Madridit te Tottenhami për një shumë rreth 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat