Cambiasso: Vidal gaboi

Futboll

Cambiasso: Vidal gaboi

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:51
Cambiasso: Vidal gaboi

Ish mesfushori i Interit të Tripletës, Esteban Cambiasso ka analizuar lojën e blerjes më të re të zikaltërve, Arturo Vidal, të cilit i drejtoi gishtin për dy golat e pësuar nga milanezët në ndeshjen e parë në grupet e Champions-it, ndaj Borussia Monchengladbach.

“Të dy golat e shënuar nga Borussia Monchengladbach kanë ardhur për pasojë e gabimeve të Vidal. Janë më shumë gabime zemërgjerësie, pasi në të dy rastet ai as që nuk duhej të ndodhej aty. Te rasti i penalltisë D’Ambrossio kishte gjithçka nën kontroll dhe për më tepër nuk i takonte Vidal të bënte dublimin. Edhe te goli i dytë, kishte shkuar në rolin e një mbrojtësi të majtë dhe humbi kundërshtarin”, u shpreh Cambiasso.

Megjithatë përtej kritikave, ish mesfushori argjentinas nuk i mohoi aspak vlerat e Vidal dhe theksoi se në një sezon si ky, do të jetë një vlerë e shtuar për Interin, me eksperiencën dhe cilësitë që ka.

“Siç e thashë, gabimet e tij erdhën, pasi doli përtej detyrave dhe zonës së tij të lëvizjes për të ndihmuar shokët. Gjithsesi mbetet një ekspert dhe një vlerë e shtuar për Interin. Mjafton të shikosh golin e parë, se me çfarë pasimin e ka nisur aksionin”, tha Cambiasso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat