Hakimi ishte mungesa e madhe e Interit

Futboll

Hakimi ishte mungesa e madhe e Interit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:34
Hakimi ishte mungesa e madhe e Interit

Achraf Hakimi ishte mungesa e madhe e Interit të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë në grupet e Champions-it përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach, pasi mbrojtësi maroken rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Conte e kishte planifikuar titullar anësorin, por vetëm 5 orë para ndeshjes u njoftua se nga testet e kryera nga UEFA, ka rezultuar pozitiv dhe se nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj gjermanëve.

Hakimi u vendos menjëherë në izolim dhe dje iu nënshtrua një tjetër testi, ndërsa pak minuta më parë Interi njoftoi se përgjigja e tamponit të marokenit ka qenë negative, çka do të thotë se ai nuk është i infektuar.

Po sot Hakimi do t’i nënshtrohet një tjetër testi, për të marrë një konfirmim final, por duket se në rastin e të mërkurës në Champions, rezultati ka qenë i gabuar dhe nëse marokeni do të rezultojë sërish negativ, mund të udhëtojë me skuadrën drejt Genoas, për sfidën e planifikuar nesër në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat