Young mposht koronavirusin

Futboll

Young mposht koronavirusin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:37
Young mposht koronavirusin

Interi rikuperon një tjetër futbollist nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin britanik Ashley Young, i cili ka rezultuar negativ në testin e kryer ditën e djeshme dhe mund të nisë menjëherë stërvitjen me skuadrën.

Futbollisti anglez nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Genoas, për sfidën e planifikuar për nesër në orën 18:00, pasi i duhet të kryejë edhe disa vizita të tjerë mjekësore, para se të marrë miratimin për të luajtur.

Gjithsesi Antonio Conte do të ketë anësorin Young në dispozicion për ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve, në transfertën ndaj Shakhtar Donets, përballje të cilën zikaltrit do të duhet ta fitojnë, për të provuar kalimin e grupit.

Ndërkohë momentalisht mbeten ende të infektuar 4 futbollistë të Interit, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe më i fundit, Achraf Hakimi, i cili doli pozitiv vetëm në prag të ndeshjes me Borussia Monchengladbach të mërkurën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat