Manchester Utd nuk bën sakrifica

Futboll

Manchester Utd nuk bën sakrifica

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:20
Manchester Utd nuk bën sakrifica

“Djajtë e Kuq” nuk do t’ia rrisin rrogën futbollistit francez, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022

Manchester United nuk e ka ndërmend të bëjë sakrifica për Paul Pogban.

“Djajtë e Kuq” kanë dëshirë ta mbajnë futbollistin francez në “Old Trafford”.

Mirëpo, ata nuk janë të gatshëm t’ia rrisin atij rrogën.

United kishte gabuar me Alexis Sanchezin, të cilit ia kishte bërë rrogën 400 mijë funte në javë.

E tash, mediumi “ESPN” raporton se klubi anglez është i relaksuar sa i përket situatës me Pogban.

Ish-futbollisti i Juventusit ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022, por ky fakt nuk po e brengos Unitedin.

Interesim për kampionin e botës me Francën qe një kohë ka shfaqur Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat