Vojvoda asiston në mjegull në barazimin e Torinos ndaj Sassuolos

Futboll

Vojvoda asiston në mjegull në barazimin e Torinos ndaj Sassuolos

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:52
Mergim Vojvoda

Torino ka barazuar si mysafirë i Sassuolos sonte derisa një paraqitje të mirë e ka pasur në këtë ndeshje edhe futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda i cili asistoi në golin e parë të Torinos.

Skuadra në të cilën luan futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka marrë tri pikë në stadiumin Mapei.

Ndeshja u zhvillua në kushte tepër të vështira pasi që gjatë gjithë kohës kishte mjegull. Megjithatë Vojvoda, pavarësisht motit me mjegull, arriti të asistoi për Karol Linnety që shënoi në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë pati shumë gola dhe kthesa të mëdha në ndeshje.

Golat filluan të shënohen pikërisht pas largimit të Vojvodës nga ndeshja, i cili u zëvendësua nga Singo në minutën e 62-të.

Në minutën 71, Djuricic barazoi rezultatin, derisa Torino shënon edhe dy gola, Belotti në minutën e 78-të dhe Lukic në të 79.

Sassuolo reagon dhe shënon edhe dy gola për ta barazuar rezultatin. Chiriches shënon në minutën e 84 kurse pas dy minutave barazon Caputo.

Kjo është pika e parë e Torinos gjatë këtij kampionati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat