Shqipëria thyhet në Skoci

Futboll

Shqipëria thyhet në Skoci

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:02
Shqipëria thyhet në Skoci

Kombëtarja e Shqipërisë femrave në futboll është mundur sot me rezultatin 3:0 nga Skocia, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2022”, Grupi E. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Hyska;  Elezaj, Curraj, Rrahmani , Bajraktari, Maliqi, Bajramaj, Doçi, Hamidi, Gjini, Franja.

Përfaqësuesja e vajzave shqiptare e nisi mirë ndeshjen përballë një kundërshtari mjaft të mirë e që është pretendent kryesor për t’u renditur në vendin e parë. Gjithsesi, në minutën e 37-të kapitenia e ekipit skocez, Rachel Corsie zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas një goditje të saktë me kokë në zonë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendaset, ndërkohë që në pjesën e dytë kombëtarja kuqezi u përpoq të vinte në vështirësi skocezet, por pa rezultat. Në minutën e 75-të do të vinte edhe goli i sigurisë për Skocinë, që shënon me anë të Weir. Goditja e saj në hyrje të zonës devijohet nga mbrojtëset shqiptare me topin që ndalet në rrjetë. Ndërkohë në minutat shtesë Skocia shënon dhe një gol tjetër sërish me anë të Weir, e cila realizon penalltinë e akorduar nga gjyqtarja italiane Pirriatore. Me rezultatin 3-0 në favor të Skocisë mbyllet edhe krejt takimi.


Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e katërt të Grupit E me 3 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, duke koleksionuar 1 fitore dhe 5 humbje, duke lënë pas vetëm Qipron me 0 pikë pas 4 ndeshjesh.

Në krye të grupit është Finlanda me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura, e ndjekur nga Skocia me 9 pikë pas 3 ndeshjesh dhe në vendin e tretë Portugalia me 7 pikë në 3 ndeshje.

Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në këto eliminatore do të jenë ato ndaj Qipros (në fushën tonë më 27 nëntor 2020) dhe Portugalisë (më 1 dhjetor 2020 në transfertë).

Eliminatoret e UEFA Women’s EURO 2020

Datë  23.10.2020 – Stadiumi “Tynecastle Park” – Edinburg, Skoci

Skoci – Shqipëri 3-0

Gjyqtarët: Graziella Pirriatore (ITA), Lucia Abruzzese (ITA), Tiziana Trasciatti (ITA)

Kartonë të verdhë: Boyle / Bajramaj, Doçi, Rrahmani, Elezaj.

Golat: Corsie 37’, Weir 76’, 93’ (11m)

Skoci: Alexander, Mitchell, Corsie (k), Godfrey, Boyle (46’ Smith), Weir, Hanson, Ross (60’ Crichton), Emslie, Graham (60’ Thomas), Cuthbert.

Trajnere: Shelly Kerr

Shqipëri: Hyska, Elezaj, Curraj, Rrahmani (k), Bajraktari, Maliqi (94’ Mustafa), Maliqi S., Bajramaj (66’ Maksuti), Doçi, Hamidi (73’ Krasniqi), Gjini,  Franja.

Trajner: Armir Grima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat