Vojvoda është lindur për Serie A, talenti i Kosovës i lë të gjithë gojëhapur

Futboll

Vojvoda është lindur për Serie A, talenti i Kosovës i lë të gjithë gojëhapur

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 09:24
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ka vazhduar me formën e mirë në Serie A.

Ani pse Torino e tij barazoi në udhëtim te Sassuolo, Mërgim Vojvoda bëri paraqitje fantastike për 62’ minuta.

Ai asistoi në këtë ndeshje dhe në fund u vlerësua si një ndër më të mirët në fushë.

Katër lojtarë morën notë mbi 7 për paraqitje kundër Sassuolos, vetëm Andrea Belotti mori notë më të madhe 8.8 se Mërgim Vojvoda që u vlerësua me notën 7.3.

Ai ka zënë vend menjëherë në formacionin e Marco Giampaolos dhe ky është vetëm fillimi pasi Vojvoda, ka edhe shumë për të dhënë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat