Përvetësoi pronën përmes falsifikimit dhe ia shiti një tjetri, arrestohet ish-futbollisti shqiptar

Futboll

Përvetësoi pronën përmes falsifikimit dhe ia shiti një tjetri, arrestohet ish-futbollisti shqiptar

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:16
Përvetësoi pronën përmes falsifikimit dhe ia shiti një tjetri, arrestohet ish-futbollisti shqiptar

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin Agron Lila, për falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

38-vjeçari i lindur në Tepelenë,  i cili në të kaluarën ka qenë edhe futbollist në nivele amatore, akuzohet se përmes falsifikimit ia shiti pronën një personi tjetër.

NJOFTIMI I POLICISE
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat