Rasti i çuditshëm i Xhemailit

Futboll

Rasti i çuditshëm i Xhemailit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:45
Rasti i çuditshëm i Xhemailit

Pothuajse 10 muaj anonimitet në Kinë.

Historia e Blerim Xhemailit te Shenzen FC ka mbaruar pa filluar. Lajmin e ka dhënë vetë ish-futbollisti i Bologna-s nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Instagram.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç do të donim”, ka shkruar Xhemaili. “Gjithsesi, kam patur kënaqësinë të takoja njerëz fantastikë, të njihja këtë vend fantastik, një kulturë e re dhe një qytet i pabesueshëm. Faleminderit Kina! Faleminderit Shenzen FC!”.

Pas 10 muajsh te klubi kinez, dhe pavarësisht një kontrate të vlefshme akoma deri në vitin 2021, mesfushori i ka thënë lamtumirë klubit pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Edhe për shkak të Coronavirus, aventura aziatike e Xhemailit nuk është mbyllur në mënyrën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat