Tjetër hap fals i Manchester Cityt

Futboll

Tjetër hap fals i Manchester Cityt

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:40
Tjetër hap fals i Manchester Cityt

Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Uest Hemit, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Premier Ligës angleze. “Qytetarët” janë duke kaluar një moment të vështirë në kampionat ku në 5 ndeshje kanë arritur të sigurojnë vetëm 8 pikë (2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje).

Vendasit e Uest Hem kaluan të parët në avantazh në përballjen e sotme me anë të sulmuesi Antonio, i cili në minutën e 18-të, pas një asisti të Kufal nga e djathta, goditi saktë me roveshatë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën e Ederson. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të skuadrës së Mojes, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Siti barazoi shifrat me Foton, që zuri vendin e Agueros në pjesën e dytë.

Takimin e radhës skuadra e Guardiolës do e luajë në transfertë ndaj Shefild Junajtid, ndërkohë që Uest Hem do të ketë përballë Liverpulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat