​Manchester United vs Chelsea, të rejat më të fundit rreth formacioneve

Futboll

​Manchester United vs Chelsea, të rejat më të fundit rreth formacioneve

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Premier Liga vjen me një ndeshje shumë interesante, ku me fillim nga ora 18:30 starton ndeshja mes Manchester United dhe Chelseat.

Chelsea në këtë ndeshje hyn si ekip më i mirë ku gjenden në pozitën e nëntë gjashtë pozita më lartë se ekipi I Manchester United.

Të dy ekipet kanë mungesa të lojtarëve ku te United nuk do arrijnë të paraqiten, Jones, Maguire, Greenwood dhe Martial ndërsa tek Chelsea nuk do të paraqiten vetëm portieri Kepa Arrizabalaga dhe mesfushori i ri Billy Gilmour.

Formacionet e mundshme të ndeshjes mund të jenë këto:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Rashford; Cavani

Chelsea (4-2-3-1): Mendy; James, Silva, Zouma, Chilwell; Jorginho, Kante; Mount, Havertz, Pulisic; Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat