Atalanta pa busull

Futboll

Atalanta pa busull

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:12
Atalanta pa busull

Atalanta ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Sampdoria në shtëpi.

Miqtë të drejtuar nga Klaudio Ranieri, kaluan në avantazh që në minutën e 13’, kur i zakonshmi Kualiarela, ia doli të realizojë pas një asisti të marrë nga Damsgard. Ishte përsëri sulmuesi italian që kishte mundësinë të dyfishonte shifrat në minutën e 45’, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e dytë nisi përsëri me raste për të dyja skuadrat, teksa ishte përsëri Sampdoria që shënoi në minutën e 59’, me Thorsbi i cili pas një krosimi perfekt të marrë në zonë, e dërgoi topin ën rrjetë me kokë. Zapata ngushtoi diferencat në 2-1 në minutën e 80’, kur shënoi nga penalltia. Megjithatë kur Atalanta ishte hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit, ishte Sampdoria që shënoi të tretin, me Jankton që finalizoi me sukses një kundërsulm.

Kështu Atalanta regjistron humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj Napolit një javë më parë, ndërsa Sampdoria regjistron fitoren e tretë radhazi dhe shkon në kuotën e 9 pikëve, po aq sa skuadra e Gasperinit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat