Paqueta thumbon Milan-in, zbulon arsyen e vërtetë të transferimit te Lyon

Futboll

Paqueta thumbon Milan-in, zbulon arsyen e vërtetë të transferimit te Lyon

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:40
Lucas Paqueta

Kishte folur në të kaluarën për zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Francë, por edhe për një arsye të caktuar  që e ka shtyrë të pranojë ofertën e Lyon-it.

Tani, Lucas Paqueta ka folur për L’Equipe për gëzimin e tij për të luajtur me fanellën e klubit të Ligue 1 dhe e ka bërë pasi ka luajtur si titullar në ditët e kaluara kundër Strasbourg.

“Nuk ka dëshirë për hakmarrje sot”, ka thënë Paqueta në lidhje me eksperiencën jo shumë pozitive te Milan-i.

“U jam mirënjohës kuqezinjve për këtë transferim. Edhe pse duhet të them se ka qenë pak i dhimbshëm. Por është pjesë e jetës dhe tani dua të luaj futbollin tim. Atë brazilianin, atë timin. Futbollin e lumtur. Këtu te Lyon ndiej se është energjia pozitive e duhur për ta bërë”, ka thënë Paqueta.

“Në mesfushë dhe jo fantazist? Është e rëndësishme të jem në fushë. Mbrapa ose përpara, kjo nuk ka rëndësi. Mbi të gjitha, dua t’i sjell gëzim lojës së skuadrës, siç më ka kërkuar Juninho të bëj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat