Manchester Unitedi i gatshëm t’i rivalizojë gjigantët evropianë për Adama Traoren

Futboll

Manchester Unitedi i gatshëm t’i rivalizojë gjigantët evropianë për Adama Traoren

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:10
Adama Traore

Skuadra angleze, Manchester Unitedi thuhet se i është bashkuar listës në rritje të klubeve që synojnë të nënshkruajnë me spanjollin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Sulmuesi i Ujqërve ka tërhequr interesim nga klube në të gjithë Evropën duke përfshirë Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Barcelona pas dy sezoneve mbresëlënëse me ekipin e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.

Sipas raporteve nga Daily Mail, Ole Gunnar Solskjaer do të sfidojë rivalët e tij vendas dhe kontinental për 24-vjeçarin spanjoll.

Ky medium shton se Djajtë e Kuq janë gati të testojnë Wolves me një ofertë prej 90 milionë funtesh në vitin 2021.

Liverpool thuhet se do të jetë garuesi i parë për të nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, me Jurgen Klopp që është një tifoz i madh i tij, por kampionët aktual anglez janë të gatshëm të paguajnë vetëm 75 milionë funte.

Traore ka luajtur një rol kryesor për Wolves pas promovimit të tyre në Ligën Premier në vitin 2018 me 96 paraqitje në të gjitha garat dhe shtatë gola të shënuar.

Ai aktualisht është nën kontratë në klubin nga Molineux deri në vitin 2023 dhe Wolves do të kërkojë të paktën 80 milionë funte nëse ata janë të detyruar të shesin yllin e tyre verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat