Wilshere pritet ta vazhdoj karrierën në MLS

Futboll

Wilshere pritet ta vazhdoj karrierën në MLS

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:37
Jack Wilshere

Jack Wilshere ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga skuadra angleze West Ham United.

Mesfushori anglez u lirua nga kontrata me West Hamin më 5 tetor dhe tani është në kërkim të një skuadre të re.

28-vjeçari është në bisedime me disa skuadra angleze, por duket se karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Wilshere ka marrë disa oferta serioze nga klubet amerikane dhe po i jep përparësi MLS para ekipeve angleze.

New York Red Bulls, DC United dhe Vancouver Whitecaps janë skuadrat që kanë shprehur interesim.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në MLS është i hapur deri më 29 tetor ku Wilshere gjatë këtyre ditëve pritet të kompletoj transferimin në MLS.

Gjithsesi një tjetër mundësi për lojtarin është të vazhdoj karrierën edhe në Ligën Premier të Skocisë.

Legjenda angleze Steven Gerrard e ka telefonuar atë për t’i kërkuar t’i bashkohet gjigantit skocez Glasgow Rangers. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat