Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare! Çollaku: Bashkimi, jo vetëm që ishte një futbollist i përkushtuar...

Futboll

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare! Çollaku: Bashkimi, jo vetëm që ishte një futbollist i përkushtuar...

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:43
Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare! Çollaku: Bashkimi, jo vetëm që ishte një futbollist i përkushtuar...

Futbolli prizrenas dhe në përgjithësi sporti i Kosovës, sot ka humbur një sportist të dalluar! Në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë ish futbollisti dhe trajneri prizrenas Bashkim Beshi.  

Mirsad Çollaku, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, është thellë i pikëlluar me vdekjen e Beshit, ish bashkëlojtarit të tij.

“E nderuara familja Beshi! Të nderuar drejtues te "KF LIRIA"

I dashur komunitet sportiv, e nderuar Gjykata Themelore në Prizren, në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit, shokut, kolegut dhe ish bashkëlojtarit tonë në KF "Liria", Bashkim Beshit.

Bashkimi, jo vetëm që ishte një futbollist i përkushtuar, por ishte edhe shok i mirë, bashkëpunëtor i mirë dhe njeri me edukatë të lartë. 

Pas përmbylljes së karrierës si futbollist, ai me plot zell ushtroi edhe zejën e trajnerit në KF "Liria" dhe me plot përkushtim punoi me gjenerata të reja, duke ju mësuar hapat e parë të futbollit dhe edukuar ata në frymën sportive. Një kohë i ndjeri ka punuar edhe si sekretar në KF "Liria", për të vazhduar më pastaj jetën e tij profesionale në Gjykatën Themelore në Prizren, fillimisht si referent i lartë, më pastaj si Gjyqtar.

Prandaj, familja, komuniteti sportiv dhe kolegët, të jenë krenar dhe ta kujtojnë gjithmonë Bashkimin!”, shpreh ngushëllime LRF – Prizren, Mirsad Çollaku, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat