Tuchel: Mos prisni shumë nga Kean

Futboll

Tuchel: Mos prisni shumë nga Kean

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:44
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel dëshiron ta mbrojë Moise Kean nga vëmendja e madhe e medieve.

Kean bënte bujë të madhe me paraqitjet e tij me fanellën e Juventus, por pas transferimit tek Everton lojtari nuk tregoi shumë.

Dy golëshi i mbrëmshëm i Kean me fanellën e PSG mund të bëjë që vëmendja të rëndojë përsëri mbi italianin, por trajneri i PSG ka thënë se nuk duhet pritur shumë nga ai.

“Ai i jep intensitet lojës sonë. Është forca e tij që sjell intensitetin”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

“Ai është një lojtar atletik dhe jam i lumtur që ishte i aftë ta dëshmonte këtë kundër Nimes dhe Dijon. Ishte më e vështirë për të ndaj United, pasi ata janë tjetër nivel”, shtoi gjermani.

“Kean ka treguar se mund të ndihmojë në ndeshje të këtij niveli, por nuk mund të presim shumë nga ai”, vazhdoi trajneri i PSG.

Kean luan te skuadra e PSG si i huazuar, pasi kartonin e tij e mbanë skuadra e Everton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat