Lajm i hidhur për sportin e Kosovës, vdes ish gjyqtari i mirënjohur 

Futboll

Lajm i hidhur për sportin e Kosovës, vdes ish gjyqtari i mirënjohur 

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:19
Sali Çubreli në të majtë dhe Isa Mustafa në të djathë

Lajm i hidhur për sportin e Kosovës, vdes ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit Salih Çubreli. 

Lajmi konfirmohet nga ish gjyqtari dhe vëzhguesi Isa Mustafa. 

“Sot u nda nga kjo jete ish referi legjendar mitrovicas dhe i Kosovës baci Salih Çubreli i cili me veprimtarin e tij shkolloi dhe edukoi shumë breza te rinj në zejen e referimit. 
Isha krenar që i takoja një prej brezave të rinj, që mora këshilla dhe kritika nga ai, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës legjendë. 

Do të kujtojmë gjithnjë si njeri i mrekullueshëm dhe edukues, Zoti të pranoftë në mbështjelljen e tij e të shpërbleftë me Xhenet. Lamtumire legjendë”, shkruan Mustafa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat