Skandal

Futboll

Skandal

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:42
Skandal

Lojtari i Tiranës, Winful Cobbinah, mund të rrezikojë burgun sipas asaj që informon “TCH”.

Lojtari afrikan u pajis me pasaportën shqiptare brenda ditës nga presidenti Ilir Meta, por e gjithë kjo procedurë është në shkelje të plotë me ligjin.

Sulmuesit i kishte skaduar viza për në Shqipëri dhe nuk kishte lejeqëndrim, praktikisht ai ishte klandestin në vendin tonë. Kjo ishte arsyeja që ndaj tij do të hapet dhe një proces gjyqësor për dokumenta false, ku futbollisti nuk është paraqitur.

Cobbinah pritet të dënohet që në seancën e parë dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për Tiranën. Lojtari do të jetë ai që do të vuajë më shumë në këtë mes. Situata është shumë e ngatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat