Broja: Kam qenë i përgatitur për t’u huazuar

Futboll

Broja: Kam qenë i përgatitur për t’u huazuar

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:16
Broja: Kam qenë i përgatitur për t’u huazuar

Futbollisti i Çelsit i huazuar te Vitese Armando Broja foli rreth kohës që po kalon te skuadra holandeze. Në një intervistë për kanalin e skuadrës verdhezi, sulmuesi kuqezi deklaroi se ka qenë i përgatitur për zhvilluar sezonin e tij të parë si profesionist. Ai konsideron se Vitese është klubi i duhur për ta ndihmuar të rritet profesionalisht.
 

“Ambjenti te Vitese – Personalisht, mendoj se gjërat po shkojnë mirë. Jam i kënaqur që jam këtu. Skuadra, trajneri dhe stafi janë vërtet të zotë. Ata do të më ndihmojnë që të shprehem sa më mirë në fushë.

Golat ndaj Den Hagut– Sigurisht, është një ndjesi e mirë sepse trajneri më besoi që të luaja si titullar. U ndjeva shumë i sigurtë në vetvete. Më thanë që të hyja në fushë dhe të jepja më të mirën, ndihmo skuadrën. Kjo është gjëja më e rëndësishme të punosh për ekipin. Jam i lumtur që e ndihmova ekipin me dy golat e mi. Sigurisht, fitorja është më e rëndësishme. Dan e pasoi te Lois Openda që gjuajti dhe topi u devijua nga portieri dhe unë isha aty dhe reagova menjëherë duke e shfrytëzua saktë atë mundësi. Te goli im i dytë ishim 10 veta në lojë dhe ata ishin hapur pas sepse po sulmonin vazhdimisht.

Eli Dasa më dha një pasim shumë të bukur duke dalë në krah. Lëviza drejt portës me topin në këmbë, kalova kundërshtarin dhe shënova me këmbën e majtë. Në momentin që udhëheq me rezultatin 1-0 dhe kundërshtari të sulmon vazhimisht dhe mbetesh me 10 vetë, të nevojitet goli i dytë, sepse është thelbësore për të fituar. Nuk kishim firmosur për barazim. Trajneri na tha që të luajmë dhe të shënojmë golin e dytë. Dhe ne këtë bëmë.

Sezoni i parë si lojtar profesionist – Në fakt kam qenë i përgatitur për të qenë gati për t’u huazuar. Vitese është klub perfekt për të më ndihmuar të përgatitem fizikisht dhe mendërisht. Përpiqem të shfrytëzoj sa më mirë mundësitë që më jepen. Tentoj të realizoj brenda 1-2 mundësive. Dua të mos kem frikë për të shënuar”, deklaroi Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat