Mbrojtësi gati për sfidën ndaj Milanit

Futboll

Mbrojtësi gati për sfidën ndaj Milanit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:22
Mbrojtësi gati për sfidën ndaj Milanit

Sfida më e rëndësishme e javës në kampionatin Italian është ajo mes Milanit dhe Romës, që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”, ndërsa trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseca ka marrë një lajm mjaft të mirë mbrëmjen e djeshme.

Kjo pasi mbrojtësi Gianluca Mancini, i cili ishte vendosur në izolim të enjten, pasi kishte rezultuar i prekur nga koronavirusi, ka marrë dy përgjigje negative radhazi dhe ka udhëtuar me skuadrën kryeqytetase drejt Milanos.

Rasti i Mancinit është i njëjtë me atë të Hakimit, pasi bëhet fjalë për një gabim të testit dhe me dy konfirmimet negative, ka marrë miratimin e autoriteteve shëndetësore për të qenë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Tani Fonseca “fërkon duart”, pasi mund të aktivizojë nga minuta e parë treshen e titullarëve të mbrojtjes, Mancini-Ibanez-Kumbulla, të cilët këtë herë do të kenë një mision të vështirë, të ndalin gjigantin suedez Zlatan Ibrahimoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat