Ademi: Beshi do të mbahet mend për kontributin e tij

Futboll

Ademi: Beshi do të mbahet mend për kontributin e tij

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:41
Ademi: Beshi do të mbahet mend për kontributin e tij

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i shpreh ngushllime familjes së Bashkim Beshit.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Bashkim Beshi, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Bashkim Beshi do të mbahet mend për kontributin e tij të hershëm si futbollist i Progres Exportit e më pas për shumë vite si pjesë e Lirisë, me të cilën skuadër fitoi edhe titullin e kampionit në vitin 1995.
Kontributi i Bashkimit ishte i çmueshëm edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist, ku fillimisht e ushtroi zejen e trajnerit për grupmoshat e reja, derisa një periudhë ishte edhe sekretar i KF Liria.

Ai u dallua si njeri i urtë e i respektuar kudo dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë, andaj
në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë humbjen për më të dashurin tuaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!", shkruan Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat