Koliçi - trim i ndeshjes, Gjilani gjunjëzon Prishtinën

Futboll

Koliçi - trim i ndeshjes, Gjilani gjunjëzon Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:57
Koliçi - trim i ndeshjes, Gjilani gjunjëzon Prishtinën

Prishtina mbetet larg kreut të tabelës ndërsa Gjilani importon tre pikë të mëdha nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dy penallti dhe një e realizuar në kryeqytet! 
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0.

Prishtina nuk po tregon formë të mirë edhe në edicionin e ri, ndërsa për Gjilanin janë pikë të rëndësisë së veçantë. 
Në minutën e 13-të, Kçiku pengohet nga Mici dhe penallti. 

Në minutën e 14-të, Fiton Hajdari ka shënuar nga penalltia dhe 0:1 për Gjilanin.

Në minutën e 64-të, Prishtina ka pasur rastin më të mirë të sfidës.  Makenda u pengua në 16-sh dhe gjyqtari akordoi penallti. 

Futbollisti  Endrit Krasniqi i Prishtinës dështon nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e ka pritur Enea Koliçi. 

Ai edhe në minutën e 73-të, tregoi vlerat e tij duke e pritur goditjen e Shillovës

Në fund të takimit, Oto John del përballë me portierin dhe nga një pozitë ideale dështon për të barazuar rezultatin! Në minutën e 90-të, Gerhard Progni me një goditje nga rreth 15 metra shënoi për 0:2.

Koliçi është trim i ndeshjes. Falë Koliçit Gjilani importon tre pikë të mëdha. 

Pas javës së tetë, Gjilani renditet në vend të tretë me 13 pikë, ka dy pikë dhe një ndeshje më shumë se Prishtina që është në pozitën e katërt dhe Ballkani udhëheq renditjen me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat