​Zbulohet se me cilin bashkëlojtar u nervozua Lautaro Martinez

Futboll

​Zbulohet se me cilin bashkëlojtar u nervozua Lautaro Martinez

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:01
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez u pa dje gjatë ndeshjes Genoa – Inter shumë i frustruar me rastin e zëvendësimit të tij nga trajneri Antonio Conte.

“Neroazzurrët” triumfuan me rezultat 2-0 në “Marassi”, por mediat u morën shumë me frustrimin e Martinez pas kësaj ndeshje.

Tani, “La Gazetta dello Sport”, zbulon se ishte bashkëlojtari i tij, Alessandro Bastoni, ai i cili e nervozoi sulmuesin nga Argjentina.

Rasti kishte të bënte me një top të gjatë që Bastoni nuk ia pasoi atij ku ai vlerësonte se mund të kishte realizuar gol.

Pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte në konferenc për media deklaroi se Lautaro nuk kishte diçka personale me atë, apo me ndonjë bashkëlojtar, por se mund të ishte nervozuar për shkak të performancës së tij.

“Lautaro luajti për ekipin, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Unë kam mardhënië shumë të mira me atë dhe ajo goditja e shtyllës në Champions League ende më tremb. Mund të ishte nervozuar me performancën e tij ose të ekipit, por në fund ai është një lojtar shumë profesional.”, deklaro Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat