Schalke futet në mesin e skuadrave me bilancin më të tmerrshëm, nuk kanë fituar ndeshje në Bundesliga që nga janari

Futboll

Schalke futet në mesin e skuadrave me bilancin më të tmerrshëm, nuk kanë fituar ndeshje në Bundesliga që nga janari

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:32
Schalke 04

Schalke 04 është njëra nga skuadrat më të mëdha në futbollin gjerman.

Por gjiganti gjerman është duke kaluar nëpër një krizë të tmerrshme dhe nëse vazhdon kështu rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit gjerman.

Shtatë herë kampionët e Bundesligës e kanë futur vetën në mesin e skuadrave me bilancin më të tmerrshëm.

Me humbjen në derbi nga Borussia Dortmund, Schalke ka shkuar në 21 ndeshje pa fitore në Bundesliga.

Fitorja e fundit e Schalkes në Bundesliga ka qenë më 20 janar, kur skuadra bardhekaltër triumfoi para tifozëve të vet 2-0 ndaj Borussia Moenchegladbach.

Që nga ajo kohë, Schalke ka zhvilluar 21 takime në Bundesliga gjatë edicionit të kaluar dhe këtij edicioni duke humbur 14 takime dhe duke barazuar në shtatë të tjera.

Ndeshjen e radhës Schalke e zhvillon në shtëpi ndaj Stuttgart ku synojnë ta ndërpërejnë këtë seri të tmerrshme pa fitore.

Gjithsesi rekordin me më së shumti ndeshje pa fitore e mbanë Tasmania Berlin kur në sezonin 1965/66 kishte 31 ndeshje pa fitore.

Me nga 21 ndeshje pa fitore janë edhe skuadrat si Dynamo Dresden, Kaiserslautern dhe Blau-Weiß 90 Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat