Futbolli italian mëson lajmin e ri

Futboll

Futbolli italian mëson lajmin e ri

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:32
Futbolli italian mëson lajmin e ri

Ndeshjet e futbollit profesionist do të luhen sërish pa tifozë në Itali. Ky është njëri prej dekreteve që ka firmosur kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte. Duke parë rritjen galopante të personave të infektuar me COVID-19, shefi italian i ekzekutivit firmosi një sërë dekretesh duke shfuqizuar vendimin për lejimin e 1000 tifozëve në stadiume.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Dekretet e firmosura nga kryeministri Konte do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat