Çmenduri në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, nga 0:3 në 4:3! Ballkani kokulur

Futboll

Çmenduri në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, nga 0:3 në 4:3! Ballkani kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:03
Çmenduri në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, nga 0:3 në 4:3

Ndeshja mes Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe liderit Ballkani nga Theranda, gjatë do të mbahet mend për nga rivaliteti dhe përmbysja e rezultatit. 

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve përfundoi me fitoren e mitrovicasve me rezultat 4:3 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ballkani avancoi me 0:3, por që përmbyset kjo epërsi në 25 minutat e fundit. Në minutën e 30-të, Gripshi shënoi për 0:1, pastaj Krasniqi (46’) dhe Daku (53’) për 0:3. 

Vendasit u këndellen dhe fituan, duke iu falënderuar golave të Sie (64’), Nimani (75’), Sie sërish në minutën e 79-të dhe në minutën e 90+4 Sie shënoi për 4:3.

Ballkani kryeson me 19 pikë, ndërsa Trepça renditet në pozitën e gjashtë me 11 sosh. Mirlind Dallku kryeson listën e shënuesve me 15 gola. Ballkani kokulur, kryetrajneri i Trepçës '89, Shpëtim Idrizi, ballëlart me ekip.

Superliga e Kosovës 
Prishtina-Gjilani 0:2
Trepça '89-Ballkani 4:3
Drita-Drenica 4:1
Besa-Feronikeli 1:1
Llapi-Arbëria 2:0

Tabela
1. Ballkani    8    5    2   1    24:10    19
2. Drita    6    4    1    1    10:5    13
3. Gjilani    8    3    4    1    6:5    13
4. Prishtina    7    3    2    2    10:5    11
5. Arbëria    8    3    2    3    10:10    11
6. Trepça ’89    8    3    2    3    7:8    11
7. Drenica    8    2    2    4    6:16    8
8. Feronikeli    8    1    4    3    11:10    7
9. Llapi    7    1    2    4    5:8    5
10. Besa    8    1    2    5    8:20    5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat