Sherifi: Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje

Futboll

Sherifi: Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:08
Sherifi: Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje

Gjilani ka triumfuar në derbin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Prishtinës me rezultat 2:0,

“Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje.

Gjithë futbollistët treguan përkushtim maksimal nga minuta e parë dhe unë jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kanë shfaqur, duke i përgëzuar për karakterin dhe disiplinën e shfaqur.

Kjo fitore i dedikohet familjes së Smërqakut që humbën anëtarin më të dashur të familjes së tyre Engjullin dhe po ashtu tifozërisë “Skifterat” të cilët e humbën anëtarin e tyre", tha Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat