​Wenger: Kjo është arsyeja pse Mourinho nuk përmendet asnjëherë në librin tim

Futboll

​Wenger: Kjo është arsyeja pse Mourinho nuk përmendet asnjëherë në librin tim

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:37
Mourinho dhe Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, ka zbuluar arsyen pse trajneri portugez Jose Mourinho, nuk përmendet asnjëherë në librin e tij të botuar së fundmi, edhe pse ata kishin një rivalitet të madh derisa Wenger ishte aktiv si trajnerit i Arsenalit.

I pyetur rretj kësaj çështje, Mourinho kishte deklaruar se Wenger nuk e ka përmendur asnjëherë atë sepse asnjëherë nuk më ka mposhtur.

Por, Wenger ka dhënë një tjetër version në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se ai nuk preferon të merret me trajnerët të cilët ende janë aktiv në botën e futbollit.

“Unë i kam drejtuar 1235 ndeshje me Arsenalin dhe mendoj se e kam kontrolluar veten në 1225 prej tyre. Për 10 të tjera nuk mund të garantoj.”, u shpreh Wenger.

“Ka pasur raste kur me trajner të ndryshëm mbase kemi dalur nga vetja, prandaj unë nuk dua të merrem me trajnerë të cilët janë ende aktiv me ekipe të ndryshme. Në libër kam folur vetëm për Alex Fergusonin sepse të dy tashmë jemi duke pushuar.”, theksoi tekniku francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat