Barcelona e konfirmon një tjetër mungesë të madhe

Futboll

Barcelona e konfirmon një tjetër mungesë të madhe

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:01
Barcelona e konfirmon një tjetër mungesë të madhe

Pas Gerard Pique, edhe Philippe Coutinho do të mungojë në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

Përveç humbjes në El Clasico, Barcelona vijon të “humbasë pjesët” edhe për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Torino, pasi deri tani janë konfirmuar mungesat e dy titullarëve në formacionin e Ronald Koeman.

Kështu i pari që humbi përballjen me bardhezinjtë ishte mbrojtësi Gerard Pique, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e kësaj mesjave përballë hungarezëve të Ferencvarosh, ku katalanuasit fituan me rezultatin e thellë 5-1.

Sot klubi i Barcelonës konfirmoi se me skuadrën në Torino nuk do të udhëtojë as Philippe Coutinho, i cili është dëmtuar në përballjen ndaj Real Madridit dhe do të nisë procesin e rikuperimit.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe mjekët e klubit të Barcelonës kanë sugjeruar 3-4 ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, ndërsa trajneri Koeman nuk ka ndërmend të rrezikojë asgjë dhe ka vendosur ta larë brazilianin në shtëpi.

Për ndeshjen e së mërkurës në dyshim është Cristiano Ronaldo, që ditën e premte rezultoi sërish pozitiv me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat