Parma shmang humbjen në shtesë

Futboll

Parma shmang humbjen në shtesë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:03
Parma shmang humbjen në shtesë

Derbin e vëllezërve Insigne e fiton sulmuesi i Napolit. Shënuan të dy, Roberto i Beneventos dhe Lorenzo i napolitanëve, por festa në fund ishte për skuadrën e Gattusos, që triumfoi 1-2 me përmbysje në stadiumin “Ciro Vigorito”.

Në minutën e 30-të, Lapadula bëri më të mirën në fundore, duke kthyer drejt qendrës një top që u duk se përfundoi jashtë vijës, me Roberto Insignen që nuk gaboi në një distance farë të afërt, por prirët me portën. Në fillim të pjesës së dytë shënoi sërish Insigne, por ai i Napolit, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Lorenzo Insigne e ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 60-të i shërbyer nga Politano.

Pak minuta më vonë Napoli realizoi golin e fitores me Petagnan, të cilin e asistoi i njëjti futbollist që shërbeu për Insingen, Politano. Për Napolin e Gattusos kjo ishte fitorja e katër në 5 ndeshje, që e katapulton në vendin e dytë me 11 pikë (një pikë i është hequr nga klasifikimi pasi nuk u paraqit për takimin ndaj Juventusit).

4 gola por pa fitues në sfidën e “Tardinit” mes Parmës dhe Spezias, me vendasit që shënuan të parët dy herë me Chabot dhe Agudelon, por emilianët shmangën humbjen me finalizimet e Gagliolos dhe Kuckas, me këtë të fundit që shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e dytë shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat