KF Llapi: Prioriteti për të rinjtë pritet t'i shpërblehet shpejt klubit

Futboll

KF Llapi: Prioriteti për të rinjtë pritet t'i shpërblehet shpejt klubit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:12
Mirlind Daku, Festim Alidema, Alban Shabani dhe Hajdin Salihu gjatë kohës sa ishin pjesë e KF Llapit

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, ka prioritet si gjithmonë punën me të rinjtë.

“KF Llapi është klubi që çdo vit iu ka dhënë prioritet futbollistëve të rinj. Në çdo edicion futbollistik, KF Llapi ka promovuar talentët më të mirë të klubit, paraqitjet e së cilëve janë vërejtur shpejtë nga klubet evropiane, që kanë transferuar katër prej tyre.

Futbollistët, Mirlind Daku, Festim Alidema, Alban Shabani dhe së fundmi Hajdin Salihu, e kanë treguar vetën tek ne dhe kanë depërtuar në klube tjera evropiane.

KF Llapi nga shitjet e tyre në çdo klub tjetër evropian përfiton në përqindje të shumës së shitjes së tyre, andaj mundësinë dhe prioritetin që KF Llapi u ka dhënë atyre, mund t'ia shpërblejnë shpejt, duke i mbushur arkat e klubit në shitjet eventuale të tyre", thuhet në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat