Drenica befason me trajnerin e ri?

Futboll

Drenica befason me trajnerin e ri?

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 18:17
Drenica befason me trajnerin e ri?

Bledar Devolli rikthehet të trajnojë në Kampionatin e Kosovës, këtë herë në Superligë. Klubi me shumë traditë, Drenica, i ka besuar stolin 42-vjeçarit gjirokastritit.

Devolli rikthehet përsëri në Kosovë, ish-trajneri që ktheu KEK-un në Superligë tashmë do provojë të mbajë Drenicën në elitë.

Së fundmi ai ishte trajner i juniorëve të Tiranës, me të cilët po kalonte një seri të mirë rezultatesh teksa arriti të nxjerrë edhe futbollistë kualitativ për skuadrën e parë.

“Panorama Sport” zbuloi sot përmes burimeve të saj se drejtuesit e Drenicës kontaktuan Devollin dhe gjetën marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat