​Me buzëqeshjen e zakonshme, Ronaldinho jep lajmin e keq për adhuruesit e tij

Futboll

​Me buzëqeshjen e zakonshme, Ronaldinho jep lajmin e keq për adhuruesit e tij

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:02
Ronaldinho

Të gjithë e njohim si njërin nga lojtarët më të dashur dhe më fantastik që ka pasur bota e futbollit. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, PSG-së dhe Milanit, brazilianin Ronaldinho, raporton KosovaPress.

Para pak çasteve, përmes një adresimi në rrjetet e tij sociale, Ronaldinho i ka njoftuar ndjekësit e tij se ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19.

Duket se Ronaldinho nuk e ka marr me panik këtë lajm pasi shihet i buzëqeshur, ashtu siç ishte gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat