Kristal Abazaj gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Eskisehirsport, ku skuadra e tij Istanbulspor triumfoi me rezultatin 3:0.
24-vjeçari hapi serinë e golave, në minutën e 21-të, pas asistit të Gok. Ky ishte goli i dytë në 5 ndeshjet e aktivizuara në kampionat për Abazajn. Për sa i përket ndeshjes së sotme, Abazaj u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”.
Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore, arriti ta prekte 34 herë topin, teksa realizoi 74% të pasimeve. Në 2 tentativat drejt portës, 1 prej tyre Abazaj e dërgoi në rrjetë.