Gattuso: Shpresoj të ndryshojë vendimi dhe ta zhvillojmë ndeshjen ndaj Juventusit

Futboll

Gattuso: Shpresoj të ndryshojë vendimi dhe ta zhvillojmë ndeshjen ndaj Juventusit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:53
foto ilustrim

Gennaro Gattuso shpreson që Napoli ta zhvillojë ndeshjen e anuluar kundër Juventusit, me ç’rast Zonjës së Vjetër iu dha fitorja prej 3-0.

Më 4 tetor, dy skuadrat duhej të luanin në Allianz Stadium, mirëpo Partenopei nuk u shfaqën në fushë, duke qenë se autoritetet shëndetësore e kishin këshilluar skuadrën të mos udhëtonte pas rezultimit pozitiv me coronavirus të Piotr Zielinski e Eljif Elmas.

Mosparaqitja e skuadrës për sfidën ndaj kampionit, ka bërë që Napoli të ndëshkohet me humbje zyrtare prej 3-0.

“Ne nuk e morëm vendimin. Në atë moment unë thash që ishte më mirë që të shkonim dhe ta zhvillonim lojën, sepse është fakt se Juventusi po përpiqet të bëjë diçka të re, është e vërtetë se na mungonin lojtarë të rëndësishëm, si Zielinski e Elmas”.

“Tashmë e thash, nuk ishim ne ata që vendosëm. Ishim në autobus deri pesë minuta në shtatë dhe pastaj na thanë të mos shkonim”.

“Shpresoj ta luajmë sërish dhe që vendimet të ndryshojmë”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat