Verona befason Juventusin në shtëpi – ia merr një pikë të artë

Futboll

Verona befason Juventusin në shtëpi – ia merr një pikë të artë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:47
Ilustrim

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në javën e pestë në Serie A, pasi barazoi 1-1 në shtëpi përballë Hellas Veronës.

Pjesa e parë filloi mjaftë mirë për Zonjën e Vjetër, që krijoi disa shanse të mira shënimi, mirëpo nuk u konkretizuan nga lojtarët.

Alvaro Morata ishte i pafat në minutën e 45-të, pasi realizoi golin, por iu anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ishte edhe më i lartë, me Veronën që arriti të kalonte në epërsi.

Ishte minuta e 60-të kur Andrea Favilli shënoi për mysafirët me një asistim të Mattia Zaccagni.

Pas golit të pranuar, Andrea Pirlo reagoi me zëvendësim, duke e futur në lojë Deja Kulusevskin në vend të Federico Beranrdeschit.

Ky zëvendësim ishte mjaftë i qëlluar, pasi Kulusevski arriti që t’i barazonte shifrat 1-1 në minutë e 78-të, duek sëhnuar një gol të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat