Trajneri i skuadrës shqiptare në Mal të Zi, komenton barazimin e madh kundër Buduçnostit në Podgoricë

Futboll

Trajneri i skuadrës shqiptare në Mal të Zi, komenton barazimin e madh kundër Buduçnostit në Podgoricë

Nga: K.Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:59
Trajneri i skuadrës shqiptare në Mal të Zi, komenton barazimin e madh kundër Buduçnostit në Podgoricë

Trajneri i skuadrës shqiptare e futbollit Deçiq nga Tuzi, Enis Mullaliç, tha se ekipi i tij nuk u trondit nga avantazhi i hershëm i Buduçnostit me rezultat 2:0.

Tuzjanët arritën të barazojnë me rezultat 2:2 dhe të fitojë një pikë në fushën e kampionit të Malit të Zi. 

"Ishte një ndeshje e vështirë. Ne kemi luajtur kundër klubit më të madh në vend. Në mënyrë naive pësuam dy gola. Ishte e vështirë të ktheheshim pas. Megjithatë, djemtë ende besonin dhe nuk u tronditëm nga minus dy gola. Goli i Camajt na ktheu.

Nuk kishim asgjë për të humbur, nuk u tërhoqëm. Në fund, ajo na u kthye dhe ne kishim mundësi në fund, kështu që ata mund të pësonin golin e tretë. Ky rezultat që morëm në fushën e ekipit më të mirë në vend, ka rëndësi të madhe", tha mes të tjera Mullaliç.

Pas javës së dhjetë, Deçiq është në vend të dytë me 19 pikë apo 4 fitore e 6 barazime, pa humbje, një pikë larg liderit Buduçnosti nga Podgorica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat